Takimi me ambasadorët, Zhulali: Propagandë e Ramës, do të mbulojë boshllëqet në diplomaci
Përmes një interviste në Ora News, ekspertja e marrëdhënieve ndërkombëtare Ilda Zhulali ta se aktiviteti i Ramës me diplomatëve ishte vetëm propagandë.
Ajo shtoi se në Estoni u zhvillua një takim i tillë pak ditë më parë dhe nuk u dha në lajme, por vetëm në Shqipëri jepet me fanfare, sepse po përpiqet që të mbulohen boshllëqet në diplomaci.
Zhulali: I gjithë aktiviteti ishte nga ato banalitetet që organizon Rama, ku ka shumë propagandë dhe thuhen gjëra të bukura, por mungon thelbi. E tillë ishte edhe deklarata e tij. Nuk dëgjuam që diplomacia shqiptare do të ketë prioritetet dhe boshte të reja në vazhdim. Nuk dëgjuam nga këto, por vetëm fjalime të përgjithshme me kalime të mëdha.
Çdo vend normal zhvillohet një herë në vit ku thërret ambasadorët në një mbledhje në ministrinë e Jashtme, duke i vendosur sipas përparësive të strukturave qeveritare. Keni dëgjuar për takime të ngjashme në Evropë? Në Estoni u zhvillua një takim i tillë pak ditë më parë dhe nuk u dha në lajme, por vetëm në Shqipëri jepet me fanfare, sepse po përpiqet që të mbulohen boshllëqet në diplomaci.
