Pushimet në Shqipëri ju kthyen në tragjedi, humb jetën 38-vjeçarja italiane
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Gusht 2024, 16:47
Një 38-vjeçare italiane ka humbur jetën, si pasojë e një goditje në zemër. Mediat italiane shkruajnë se ajo kishte ardhur në Shqipëri për pushime bashkë me bashkëshortin shqiptar dhe djalin e tyre një vjeçar.
Por papritur ajo u ndje keq, dhe u transportua me urgjencë në spitalin e Tiranës. Pas kontrolleve rezultoi se ajo kishte pësuar sulm në zemër, por edhe pas përpjekjes së mjekëve, ajo nuk ia doli të mbijetonte.
