Nis shpërndarja e teksteve shkollore, Rama: Mbi 238 mijë nxënës të arsimit bazë dhe të mesëm përfitojnë libra falas

Më shumë se 238 mijë nxënës të arsimit bazë dhe të mesëm do të marrin libra falas me nisjen e vitit të ri shkollor.

Kryeministri Edi Rama shkruan përmes një postimi në facebook se kjo është një mbështetje e drejtpërdrejtë për familjet në prag të vitit të ri shkollor.

“Mirëmëngjes dhe me fillimin e shpërndarjes së librave shkollorë FALAS për më shumë se 238 mijë nxënës të arsimit bazë dhe atij të mesëm, një mbështetje e drejtpërdrejtë për familjet në prag të vitit të ri shkollor, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar kryeministri Rama.