Moti i keq shkakton dëme në qytetin e Korçës, plepat rrëzohen në rrugë dhe bllokojnë qarkullimin

Reshjet e shiut në formë rrebeshi dhe breshëri dhe era e fortë ka përfshirë edhe qarkun e Korçës.

Problematika janë regjistruar në fshatin Sheqeras dhe Orman të bashkisë Maliq.

Plepat e rrëzuar në rrugë kanë bllokuar qarkullimin automjeteve për disa minuta ndërkohë që shërbimi zjarrfikës ndërhyri për zhvendosjen e plepave dhe lehtësimin e qarkullimit.