I dënuar për vrasje në ’97-ën, kush është 46-vjeçari i shënjestruar nga atentatorët në Berat

Altin Halili, objektivi që u qëllua sot në Berat rezulton i dënuar nga Gjykata e Beratit, pasi në vitin 1997 ka vrarë një person me armë.

Sipas burimeve të policisë Berat, të cilat konfirmuan për gazetarin Elton Qyno, se në vitin 1997 ka vrarë në fshatin Grabian të Lushnjës një person me mbiemrin Kaloshi.

Autori i vrasjes Altin Halili ka patur dajën në këtë fshat dhe kanë debatuar në një lokal me vllezërit Ilir e Ahmet Kaloshi.

Shkak i sherit është bërë pasi vëllezërit Kaloshi, donin ti merrnin varësen dhe janë  përleshur.

Nga kjo përleshje Altin Halili vrau një vëlla tjetri ka ngelur i paralizuar me pas këta i kanë vrarë babanë në Berat, Altin Halilit.

Ndërkohë për krimin e kryer Halili është dënuar dhe ka vuajtur dënimin me burg dhe se kohët e fundit kishte përfunduar dënimin me 12 vjet heqje lirie dhe qarkullonte lirshëm në zonën e Beratit.

Policia e Beratit ka ngritur dishime të forta se atentati i sotëm lidhet pikërisht me këtë situatë kriminale të akumuluar qysh në vitin 1997 në Lushnjë.

Aktualisht janë ngritur disa postoblloqe policore, ndërsa specialitë nga Tirana kanë mbëritur në vengjarje për të kryer hetime.