Përfshihet nga zjarri pylli i Sodës në Vlorë, rrezikohen 10 banesa

Një zjarr masiv ka përshirë Pyllin e Sodës në Vlorë.

Si pasojë e flakëve të cilët po favorizohen nga era e fortë, rrezikohen 10 banesa.

Shërbimet e zjarrfikësve mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë intensivisht për të vënë nën kontroll zjarrin dhe për të parandaluar përhapjen e tij më tej.