"Ngec" Armando Broja, e ardhmja e sulmuesit ende në pikëpyetje

Armando Broja ka kryer testet mjekësore për të kaluar të klubi Ipswiç, por duket se asgjë nuk është vulosur.

Të enjten në mbrëmje pritej që sulmuesi kuq e zi të prezantohej në skuadrën e re, por asgjë nuk ka ndodhur.

Madje një deklaratë e bërë nga trajneri i tij i pritshëm ka vënë gjithçka në pikëpyetje.

I pyetur nga gazetarët Kieran McKenna madje e quan disi të largët si çështje.

“Nuk ka asgjë të konfirmuar ende. Unë ende mendoj se është pak larg, kështu që deri në atë pikë nuk ka asnjë arsye për të komentuar mbi të. Ka ende disa fusha që ne mendojmë se duam t'i shtojmë.

Sulmi është një ndër to. Ne e dimë se me nivelin e ligës dhe mënyrën se si operojmë, ne kemi nevojë për thellësi të madhe në ato fusha.

Ne jemi një ekip që ndoshta ka bërë më shumë zëvendësime përpara se kushdo vitin e kaluar.

Duam të shtojmë cilësi të ndryshme që mendojmë se mund të na ndihmojnë të jemi të suksesshëm në Premier League, kështu që ne po vazhdojmë ta shikojmë”, është shprehur ai.

Sulmuesi i Chelseat u tha se do të kalonte te ekipi I ri në formë huazimi me një vit, por në kontratë shtohej se nëse Ipswiç do të qëndronte në ligën e parë do të duhet të paguante një shumë prej 30 milionë eurosh për blerjen e plotë të kartonit të Brojës.