SERIA A/ Italia zien nga merkatoja në javën e fundit

Në javën e fundit të merkatos në futboll Juventusi pritet të nënshkruaj me mesfushorin Teun Koopmeiners.

Mediet e përtej Adriatikut raportojnë se vlera e kartonit shkon në rreth 60 milionë euro.

Në këtë mënyrë mesfushori i Atalantës duket se ka mbyllur negociatat me Torinon që ishte edhe preference e parë e futbollistit.

Ndërsa pritet që ai të prezantohet brenda pak ditësh në skuadër

Edhe Interi vijon negociatat për afrimin e lojtarëve të rinj. Tomas Palacinos pritet t’i bashkohet po ashtu ekipit javën e ardhshme. Fatura për të shkon në rreth 6.5 milionë euro si tarifë fikse, por së bashku me shpërblimet mund të shkojnë deri në 11 milionë. Për të arritur në këtë shumë fondet thuhet se do të arrihen nga kontrata e shitjes së Martin Satriano, i cili do t’i bashkohet Lens në formën e huazimit

Merkato nuk ka mbaruar as për Lukakun.

Për sulmuesin Napoli ende nuk ka mundur të bindë Chelsin që kërkon 40 deri ne 43 milionë euro.

Por tashmë edhe italianët kanë bërë një tjetër kundër-ofertë ku shuma thuhet se ka shkuar deri në 33 milionë.

Megjithatë menaxheri i Napolit po vijon negociatat në Londër ku afati i nënshkrimit mbetet 30 gushti kur mbyllet merkatoja e verës.