Të huajt shtohen me 18 %/ 21 460 banorë të shteteve të tjera jetojnë zyrtarisht në Shqipëri. Në 2023-n, 12.430 aplikime për leje qëndrimi

Numri i të huajve që zgjedhin të qëndrojnë në vendin tonë ka shënuar rritje me 18 për qind. Të dhënat janë publikuar nga INSTAT, ku thuhet se janë 21 460 banorë të shteteve të tjera që jetojnë zyrtarisht në Shqipëri. Madje rezulton se në vitin 2023 ka pasur 12.430 aplikime për leje qëndrimi.

Të parët për nga numri qëndrojnë shqiptarët e Kosovës me 3700 raste, dhe më tej Italia me 3300 dhe nga Turqia me 1700.

 Punësimi është arsyeja kryesore e tyre që përbën dhe 48 për qind të rasteve ndërsa në rreth 22 për qind të rasteve kemi të bëjmë me bashkim familjar.

Nuk mungojnë as qëllimet humanitare  me 12 për qind të rasteve dhe vetëm 4 për qind e atyre që kanë ose kërkojnë leje qëndrimi ka të bëjë me studimet ku pjesa më e madhe janë italianë.

Ajo çfarë vihet re është fakti se përkundrejt kërkesave për të marrë më shumë krah pune nga vendet e treta, bizneset duket se nuk kanë arritur ti tërheqin.

Madje dhe numri i tyre është i papërfillshëm, të paktën deri ën dhjetor të vitit të shkuar kur INSTAT ka analizuar të dhënat, ndërsa grupmosha e atyre që kanë zgjedhur të qëndrojnë në Shqipëri shkon nga 30 deri në 39 vjeç dhe shumica dërrmuese janë meshkuj.