Roboti që pastron plehrat në ujë/ Varkat robot punojnë me energji diellore dhe pastrojnë 80 kg mbetje në orë

Mes skafeve të shpejtë, barkave të peshkimit dhe jahteve luksozë në Marinën e Hong Kongut, një robot në form mjeti lundrues ka për qëllim të pastroj ujërat nga plehrat.

Ky mjet lundrues që quhet roboti detar Clearbot I vendosur në ujërat portuale të Hong Kongut merret me pastrimin e ujërave nga plehrat.

Me një gjatësi prej 3 metrash, teksa “shëtit” në port shihet duke gllabëruar tonelate me mbeturina, ku në vëmëndje na sjell figura e lojës së famshme të viteve 1980-’90 PacMan.

Deti që lag brigjet e Hong Kongut, sidomos zona e portit, është një prej më të ndoturve, me shishe plastike, kuti lëngjesh frutash, kartonë etje, ndaj edhe krijimi I këtij roboti nga kompania e teknologjike Clearbot u vlerësua si tejet I domosdoshëm.

“Kemi makina plehrash për tokën, pse të mos kemi edhe për ujin?”, thotë për CNN Sidhant Gupta, bashkëthemelues i kompanisë teknologjike Clearbot.

Varkat robot punojnë me energji diellore dhe mund të “hanë” deri në 80 kilogramë mbetje në orë, ndërsa mund të mbajnë deri në 200 kilogramë në bord.

Ndërtuesit e saj shpresojnë që të përdorin energjinë diellore dhe energji të tjera të rinovueshme për të pastruar detet dhe oqeanet e Tokës.

Sipas të dhënave zyrtare të organizatës jofitimprurëse Oceana, të botuara nga CNN, çdo vit përfundojnë në oqeanet e botës 15 miliardë kilogramë mbeturina, si të shkarkosh çdo minutë një makinë plehrash në ujë.