FOTO/ “Derin” mahnit Amsterdamin, e vetmja aktore turke në çmimet e rëndësishme

Aktorja e njohur turke, Melis Sezen, ishte pjesë e ceremonisë së çmimeve “Septimius”, që organizohet çdo vit në Amsterdam. Një prej aktoreve më të dashura të publikut, e njohur për rolin e Derinit në serialin “I pabesë” ishte e vetmja aktore turke që nominohej në këto çmime të rëndësishme.

Sezen, një prej emrave të rinj të talentuar dhe që po njeh sukses me çdo rol të saj, u nominua si “Aktorja më e Mirë” për rolin e Devas në serialin “Gulcemal”.

Për mediat vendëse, Melis ndau emocionet e pjesëmarrjes duke theksuar se ajo ka besuar gjithmonë në fuqinë e Devas – rolin për të cilin u nominua si aktorja më e mirë: “Ishte një nder i madh që u nominova si aktorja më e mirë me Deva – “Gulcemal” dhe gjithmonë kam besuar në zemrën e Devas. Jam shumë mirënjohëse për këtë natë dhe magjinë që përcjell ajo”, – shkroi aktorja në profilin e saj.

FOTO/ “Derin” mahnit Amsterdamin, e vetmja aktore turke në

Aktorja e njohur Melis Sezen, e cila udhëtoi drejt Holandës për të qenë pjesë e këtij eventi të rëndësishën në industrinë e filmit, i mahniti të gjithë me fustanin e saj të kuq.

Ceremonia e çmimeve “Septimius”, që mbahet çdo vit në Amsterdam, Holandë, përfshin një sërë emrash dhe shumë pjesëmarrës që kanë fituar çmime të rëndësishme si “Emmy”, “BAFTA” dhe “Oscar”.

FOTO/ “Derin” mahnit Amsterdamin, e vetmja aktore turke në

Çmimet “Septimius” organizohen çdo vit në një ceremoni prestigjioze, me focus kryesor në zbulimin dhe inkurajimin e talenteve të reja. Objektivi kryesor i çmimeve “Septimius” është të promovojë dhe inkurajojë ndërgjegjësimin, vlerësimin dhe mirëkuptimin e filmit në të gjitha zhanret.