Inteligjenca Artificiale krijon imazhin e Jezu Krishtit
Ky është imazhi i Jezu Krishtit, i krijuar së fundmi nga disa studiues italianë me ndihmën e Inteligjencës Artificiale.
Rikrijimi i imazhit është bërë bazuar në Qefinin e Torinos ose Qefinit të Shenjtë, që është një copë pëlhure prej liri që përmban një imazh të zbehtë të fytyrës së një njeriu, që një pjesë të komuniteteve fetare është Jezu Krishti, ndërsa për shkencëtarët është thjesht imazhi i një njeriu.
Por të dhënat e reja shkencore të bëra nga studiuesit italianë, kanë dalë në konkluzion se kjo pëlhurë e quajtur “Qefini i Torinos” daton që nga koha e Jezu Krishtit rreth 2000 vite më parë, duke konfirmuar hipotezën se ndoshta imazhi i përket realisht Jezu Krishtit.
Më pas, me ndihmën e Inteligjencës Artificiale, bazuar në këtë copë pëlhure, studiuesit italianë krijuan imazhin e Jezu Krishtit.
Qefini i Torinos është mbajtur në Katedralen e Torinos në Itali që prej vitit 1578. Ajo është një pëlhurë me përmasa 4.3 metra e gjatë dhe 1.1 metra e gjerë.
Në këtë copë pëlhure është shtypur imazhi i një burri me mjekër dhe besohet se i përshtatet një trupi që është kryqëzuar dhe plagosur.
Face of Jesus? AI recreates stunning likeness of Shroud of Turin image that many believe to be Christ https://t.co/U1OcMY6FML pic.twitter.com/laT060aGZ1
— New York Post (@nypost) August 22, 2024

