Protesta te Bashkia, Pano: Taksa e arsimit nuk ka shkuar për të ndërtuar shkolla, por te pagesat e incenerorit

Jonatan Pano i cili ishte pjesë e protestës kundër vjedhjeve që kanë ndodhur në bashkinë e Tiranës është shprehur se shkollat nuk janë gati për fillimin e vitit të ri akademik.

Pano është shprehur se paratë e mbledhura nga taksa e arsimit kanë shkuar te inceneratorët.

"Më pak se tre javë na ndajnë nga fillimi i viti të ri akademik, për të gjithë studentët e nivelit parauniversitar. Pyetja ime është se a janë gati shkollat për të pritur studentët, unë them jo.

Taksa e përkohshme e infrastrukturës arsimore që duhet të kishte përfunduar në vitin 2019 po shkon për inceneratorët dhe vjedhjet e parave publike pasi vetëm për shkollat nuk shkojnë. Kemi kërkuar informacion se ku kanë shkuar 55 milionë euro nga kjo taksë.

Të gjitha lekët që këto marrin ata i dërgojnë në vende të tjera dhe nuk shkojnë për të investuar në kryeqytet, e kemi thënë që ne nuk do të dorëzohemi dhe nuk do të tërhiqemi përballë hajdutëve.", tha ai.

PROTESTA E SOTME E OPOZITES TE BASHKIA E TIRANES