Misteri i ngarkesës ''toksike'', eksperti Diku: Lënda ishte koncentrat zinku, ngjarja po mundohet të mbulohet

Eksperti i mjedisit, Abdulla Diku në një intervistë në Ora News u shpreh se tek anija me mbetjet toksike që janë eksportuar nga Shqipëria ka qenë koncentrat zinku dhe se ngjarja po mundohet të mbulohet.

Diku: Është lajm i keq, së pari duket sikur anija reale e cila ka eksportuar këto mbetjet e Metalurgjikut në Elbasan për të cilën fajësohet ‘’Kurum’’, po i atribuohet një ngarkese të nisur në muajin prill.

Pra mesa duket po tentohet të mbulohet ngjarja e vërtetë, eksporti pasi siç ka informuar dogana e Kosovës apo qeveria e Kosovës ka qenë një kalim tranzit nga Kosova për në Shqipëri dhe pastaj është larguar nga Shqipëria.

Ka qenë koncentrat zinku, dhe bëhet fjalë për muajin prill.

Ndërkohë që e keqja qëndron tek mbetjet e Metalurgjikut të kompanisë ‘’Kurum’’, nëse janë të kësaj kompanie dhe kjo vërtetohet.

Paqartësia më e madhe është se si ka mundësi një volum i tillë mbetjesh janë lënë të pa izoluar, pra që nga vend depozitimi që kanë qenë në Metalurgjikun e Elbasanit dhe kanë ndenjur pastaj në ambient të hapur në portin e Durrësit.

Dhe pastaj si është e mundur që mbetje të tilla janë eksportuar?

Një kontigjent i tillë mbetjesh nuk mund të eksportohet pa autorizim të ministrit të mjedisit.

Ngarkesa tranzit e cila ka ardhur nga Kosova në muajin prill po tentohet ti vishet kjo ngarkesa reale e ‘’Kurumit’’ e cila është eksportuar së fundmi, pra po mundohen që  ngjarja reale, eksporti, e keqja reale të kamuflohet përmes kësaj gjëje pra duke përdorur dokumentat apo alibinë e mbetjeve tranzit të ardhura nga Kosova