Aksidentohet makina e Policisë në Përrenjas, plagoset një efektiv
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Gusht 2024, 18:23
Një aksident automobilistik është regjistruar pasditen e sotme në Përrenjas.
Nga informacionet paraprake mësohet se një automjet i Policisë së Shtetit është përplasur me një automjet tjetër.
Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur një efektiv policie, i cili është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

