E ngarkuara me Punë e SHBA në Tiranë takohet me ambasadorin e BE: Riafirmojmë angazhimin tonë për integrimin e Shqipërisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Gusht 2024, 17:44
E Ngarkuara me Punë e SHBA, Nancy VanHorn dhe ambasadori i BE-së Silvio Gonzato kanë zhvilluar këtë të mërkurë një takim.
Ata kanë inonfirmuar angazhimin e përbashkët për rritjen ekonomike, forcimin e sektorit të drejtësisë dhe mbështetjen e integrimit të Shqipërisë në BE.
Postimi:
E Ngarkuara me Punë e SHBA, Nancy VanHorn dhe ambasadori i BE-së Silvio Gonzato u takuan sot për të rikonfirmuar angazhimin e përbashkët për rritjen ekonomike, forcimin e sektorit të drejtësisë dhe mbështetjen e integrimit të Shqipërisë në BE. Përpjekjet tona të koordinuara janë thelbësore për sukses.
