Meta nis ditën me të rinjtë në Ishëm: Së bashku që Shqipëria të mos jetë më Republikë e “bananeve”
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Gusht 2024, 11:42
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka nisur ditën me një grup të rinjsh beratas në Ishëm, të cilët marrin pjesë në pelegrinazhin në Malin e Tomorrit, ku mblidhen mijëra besimtarë.
Krahas fotos me ta, Meta shkruan “së bashku që Shqipëria të mos jetë më Republikë e “bananeve”, por e të Rinjve”, ndërsa shton më tej se “Shqipëria 4 milion plus është misioni ynë i pakthyeshëm!”.
Meta: Kënaqësi ta nisja ditën me tre të rinj beratas në Ishëm, për ta përfunduar sot me dhjetëra të rinj në majë të Tomorrit. Së bashku që Shqipëria të mos jetë më Republikë e “bananeve”, por e të Rinjve! Shqipëria 4 milion plus është misioni ynë i pakthyeshëm!