VIDEO/ Berisha: Qafës së Llogarasë me gjithë kaltërsinë, ia lidhi sytë korrupsioni i Edi Ramës!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, përmes një video-publikimi në faqen e tij zyrtare në rrjetet sociale shprehet se Qafës së Llogarasë me gjithë kaltërsinë, ia lidhi sytë korrupsioni i Edi Ramës!

"Në qindra e qindra qafa që ka Shqipëria, dy janë super qafat: Qafa e Valbonës me panoramë të gjithë madhështinë dhe epikën e Alpeve, Qafa e Llogarasë me panoramë të gjithë kaltërsinë dhe pafundësinë e Jonit.

Kësaj të fundit i lidhi sytë korrupsioni i Edi Ramës!", shprehet kryedemokrati Sali Berisha.