VIDEO/ E pazakontë në Peru, futbollisti e pëson keq pasi urinoi në fushë

Sebastian Munoz u përjashtua me karton të kuq pasi urinoi në fushë, gjatë ndeshjes së Kupës së Perusë.

Futbollisti nuk po arrinte ta besonte vendimin e arbitrit për ta nxjerrë jashtë lojës.

Në minutën e 71′, ndërsa ndeshja u ndërpre përkohësisht për të lejuar stafin mjekësor të trajtonte Lucho Ruiz, portierin e Cantorcillo, ndodhi episodi surreal që çoi në përjashtimin e menjëhershëm të Munoz.

Ndërsa po priste për të kryer një goditje nga këndi, numri 10 i Atletico Awajun urinoi pranë flamurit të këndit.

Episodi nuk kaloi pa u vënë re nga disa lojtarë kundërshtarë, të cilët njoftuan menjëherë arbitrin.

Ai, pasi e kapi Munoz në flagrancë, nuk i mbeti gjë tjetër veçse t’i tregonte kartonin e kuq.