Siner në telashe/ Tenisti rezulton pozitiv ndaj substancës së ndaluar clostebol, pas fitores në ''Masters 1000'' të Cincinatit

Pak orë pas fitores “Masters 1000” të Sinsinatit, Janik Siner ka marrë një lajm të keq nga agjensia anti-doping pasi ka rezultuar pozitiv ndaj substancës clostebol.

Siç dihet kjo substancë është e ndaluar nga International Tennis Integrity Agency (ITIA), por për momentin tenisti nuk rrezikon ndëshkim pasi arsyet e dhëna janë pranuar nga autoritet përkatëse.

Mësohet se italiani gjatë kohës që ka ushturar këtë sport me normat më të larta të substancës në fjalë ka qenë pjesë e turneut “Indian Wells”, prillin e kaluar.

Stafi i tenistit ka bërë me dije se gabimi është bërë nga ana e fizioterapistit, i cili ka ngarkuar me doza të larta klientin e tyre të kësaj substance gjatë një seance masazhi.