Vllaznia mposht Partizanin në “Arenën e Demave”, Skënderbeu dhe Elbasani ndajnë pikët në Korçë

Vllaznia ka mposhtur Partizanin në shtëpi me shifrat 1-0.

Goli i vetëm i sfidës u shënua nga Alivoda në minutën e 30’.

Të kuqtë kanë pasur shanse të arta për të barazuar por nuk kanë arritur të finalizojnë.

Goditja e madhe erdhi kur Zguro u ndëshkua me karton të kuq duke i lënë me 10 lojtarë.

Gjatë ndeshjes ka pasur momente tensioni mes lojtarëve si dhe akorduar shumë kartonë të verdhë.

Në ndeshjen tjetër, Skënderbeu dhe Elbasani nuk shkuan më shumë se barazimi 1-1 në duelin e vlefshëm për javën e parë të kampionatit.

Në këtë duel “ligjin” e bënë kapitenët Elvis Prençi dhe Bruno Lulaj, të cilët ishin dhe autorët e golave.  

Korçarët gjetën të parët rrugën e rrjetës, në pjesën e parë, ndërkohë që miqtë e trajnerit Bordin, vendosën baraspeshën në minutën e 81 me kapitenin Bruno Lulaj.  

Vlen të theksohet fakti se në pjesën e parë, ritmi i lojës ishte më i lartë, teksa në fragmentin e dytë ra disi.

 Në duelin e radhës, Skënderbeu do të luajë në transfertë ndaj Partizanit, ndërkohë që Elbasani pret Teutën.