VIDEO/ Katër gola në 5 ndeshjet e para, Daku shënon sërish në Rusi

Është e dukshme se ky do të jetë sezoni i Mirlind Dakut.

Sulmuesi ka gjetur sërish rrjetën në kampionatin rus, duke shënuar golin e katërt në pesë ndeshjet e para.

Gjatë përballjes ndaj Akron Togliati në transfertë, vendësit shënojnë të parët, ndërsa një autogol barazon shifrat.

Kur kishte mbetur vetëm koha shtesë, gjatë një këndoreje, portieri i Akron gabon në dalje dhe aty gjendet Daku i cili nuk fal dhe e shtyn topin në rrjetë, duke vendosur takimin, me tri pikët që i shkojnë Rubin Kazanit.