Bisedimet për paqe, Izraeli rikuperon trupat e gjashtë pengjeve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Gusht 2024, 11:41
Ushtria izraelite ka bërë të ditur se ka mundur të marrë trupat e gjashtë pengjeve gjatë një operacioni të kryer gjatë natës në Gaza.
Lajmi vjen në një kohë kur Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken i ka bërë thirrje Hamasit për të pranuar një propozim armëpushimi, pasi arriti mbështetjen e Izraelit.
Duke folur pas një mbledhjeje me kryeministrin izraelit, Blinken deklaroi se Benjamin Netanyahu kishtë rënë dakord për propozimin e bërë nga SHBA, sipas të cilit parashikohet një armëpushim dhe rikthim i pengjeve izraelite.