Lavrov: Pas ofensivës së Kurskut bisedimet me Kievin janë të pamundura

Presidenti rus, Vladimir Putin ka përjashtuar mundësinë e negociatave me Kievin në dritën e kundërofensive të Ukrainës në tokën ruse, deklaroi ministri i Jashtëm rus Se,gei Lavrov.

“Presidenti e bëri shumë të qartë se pas sulmeve, apo edhe bastisje, në rajonin e Kurskut, çdo bisedë është e pamundur”, tha Lavrov për televizionin shtetëror rus në kuadër të  vizitës së Putinit në Azerbajxhan.

”Putin së shpejti do të japë një vlerësim të situatës. Raportet e kontakteve mes palëve ndërluftuese, të cilat ishin krijuar nga ndërmjetës si Katari apo Turqia, nuk ishin asgjë më shumë se thashetheme”, shtoi Lavrov.

Heshtja aktuale e presidentit rus për krizën në ushtrinë e tij nuk është asgjë e re. Kur u përball me humbjet e mëparshme, Putin foli vetëm pas një pauze të gjatë dhe ndonjëherë pasi qëndroi jashtë krizës.

Ukraina, e cila ka luftuar një pushtim të plotë rus për gati dy vjet e gjysmë, nisi një kundërofensivë rreth dy javë më parë, duke përparuar në rajonin perëndimor të Kurskut të Rusisë.