Hezbollah godet pozicionet izraelite në Lartësitë Golan

Hezbollahu ka njoftuar se ka lëshuar breshëri raketash kundër pozicioneve të ushtrisë izraelite në Lartësitë Golan, të pushtuara dhe të aneksuara, si hakmarrje për sulmet e pësuara dje në Libanin lindor.

Sipas grupit pro iranian, luftëtarët e tij lëshuan “breshëri intensive raketash” kundër dy pozicioneve ushtarake në Lartësitë Golan, “në përgjigje të sulmit të armikut izraelit në rajonin Bekaa”.

Natën e kaluar, Izraeli shënjestroi depot e armëve të Hezbollahut në rajon.