Mbi 50% e qytetarëve mendojnë se vendi po shkon në drejtim të gabuar
Më shumë se gjysma e njerëzve mendojnë se Britania e Madhe po lëviz në ”drejtimin të gabuar”, sipas një sondazhi që tregon rënie të mbështetjes për Keir Starmer dhe kabinetin e tij.
Sondazhi i ”Ipsos”, i kryer midis 9 dhe 12 gushtit, tregoi një rënie pas zgjedhjeve të përgjithshme në perceptimin mbi kryeministrin dhe zëvendësen e tij, Angela Rayner dhe kancelares së Thesarit, Rachel Reeves.
Nga të anketuarit, 22% thanë se mendonin se gjërat në BM po shkonin në drejtimin e duhur, 52% në drejtimin e gabuar dhe 19% në asnjërën.
Starmer mbetet politikani më popullor në vend me 38% që kanë një opinion të favorshëm për kryeministrin dhe 38% kanë një opinion të pafavorshëm.
Rayner gjithashtu u përball me një rënie të besimit. Ka pasur një rritje të lehtë edhe të numrit të atyre që kanë pikëpamje negative për sekretaren e Brendshme, Yvette Cooper.
Vlerësimet për Sunak dhe Partinë konservatore mbeten të qëndrueshme pas zgjedhjeve. Rreth 20% thanë se ishin pro Sunak dhe 58% kundër. Gideon Skinner, zyrtar i lartë në ”Ipsos”, tha se laburistët dhe Starmer “po shijonin ende një periudhë të moderuar muaji mjalti”.
