Kryeministri i Indisë vizitë në Ukrainë, por vendi i tij nuk e ka dënuar Rusinë. Vijon tregtia me Kremlinin
Ministria e Jashtme indiane ka bërë me dije se Kryeministri i vendit do të vizitojë Ukrainën. Ky do të jetë takimi i parë i Nju Dehlit që pas luftës, teksa më herët është kritikuar për qasjen e pandryshuar ndaj Rusisë dhe takimit të mbajtur në Moskë në muajin korrik. Ndërkohë, Ukraina vijon inkursionin e saj në Rusi ku ka bërë me dije shkatërrimin e dy urave.
Kryeministri indian Narendra Modi do të vizitojë Ukrainën. Kështu ka bërë me dije Ministria e jashtme indiane, teksa ende nuk është dhënë një datë konkrete, por bëhet me dije që pjesë e këtij udhëtimi do të jetë edhe një ndalese në Poloni.
Kjo është vizita e tij e pare qe pas onfesivës ruse ne shkurt te 2022, kur më herët Kievi e ka dënuar vizitën e Modit në Rusi teksa u pa duke u përqafuar me Presidentin rus Vladimir Putin.
Vizita e Modit në Moskë në korrik erdhi disa orë pasi Rusia goditi shumë qytete në të gjithë Ukrainën.
India është përmbajtur nga fajësimi i drejtpërdrejtë i Rusisë - për atë që Moska e quan një operacion të posaçëm ushtarak - ndërsa u bëri thirrje fqinjëve që të zgjidhin konfliktin përmes dialogut dhe diplomacisë.
Kryeqytetet perëndimore kanë vendosur sanksione ndaj Moskës pas pushtimit të Ukrainës në vitin 2022, por vendet mike si India dhe Kina kanë vazhduar të bëjnë tregti me të.
Që nga fillimi i konfliktit në Ukrainë, Rusia është bërë gjithashtu një furnizues kryesor i naftës së papërpunuar me çmim të ulët për Indinë, duke ofruar një treg eksporti shumë të nevojshëm pas vendosjes së sanksioneve perëndimore.
India është pjesë e grupimit Quad me SHBA-në, Japoninë dhe Australinë që pozicionohet kundër vendosmërisë në rritje të Kinës në rajonin Azi-Paqësor.
India është larguar kryesisht nga dënimi i qartë i Rusisë që atëherë dhe ka abstenuar në rezolutat e Kombeve të Bashkuara që targetojnë Kremlinin.
Ndërkohë Ukraina vijon inkursionin e saj në Rusi. Sëfundmi Kievi thotë se ka shkatërruar një urë të dytë strategjike brenda një jave. Ushtria ukrainase publikoi të dielën pamjet ajrore të goditjes në urë.
Disa orë më vonë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha për herë të parë se qëllimet e inkursionit ushtarak në Kursk përfshinin krijimin e një "zone " për të ndaluar sulmet ruse.
Ukraina është gati dy javë në sulmin e saj më të madh në territorin rus që kur Moska filloi pushtimin e saj në Ukrainë në 2022.


