Ngjarja në Ksamil/ Policia procedon vëllain e 26-vjeçarit që goditi policin pasi...
Policia e Sarandës ka proceduar penalisht në gjendje të lirë një 30-vjeçar në Ksamil, pasi ushtron aktivitetin në një pikë të këmbimit valutor pa licencë.
30-vjeçari Dorian Mera është vëllai i 26-vjeçarit, Lilo Mera, i cili dy ditë më parë goditi me grusht policin e rrugores pasi e gjobiti për parkim të gabuar, pikërisht përballë pikës së këmbimit valutor të të vëllait.
Por pas arrestimit të 26-vjeçarit, qytetarët informuan policinë se pika e këmbimit valutor që posedohet nga vëllai i tij, nuk ka licencë dhe nuk lëshohen kuponë tatimorë.
Menjëherë uniformat blu kryen kontroll në këtë subjekt dhe konstatuan se shtetasi Dorian Mera, administrator i këtij subjekti, ushtronte pa licencë aktivitetin e këmbimit valutor dhe nuk lëshonte kuponë tatimor për shërbimet e ofruara, si dhe kishte punonjës të pasiguruar.
30-vjeçari u procedua penalisht në gjendje të lirë, ndërsa në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 98 896 Lekë, 368 Euro, 26 Paund dhe 2 laptopë.


