Vrasja në Kosovë/ Polici qëlloi burrin e tezes që strehoi dhe abuzoi me 10-vjeçaret gjatë luftës

Detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e mbrëmjes së djeshme në fashtin Bibaj të Ferizajt nga ku ka mbetur i vdekur 89 vjeçari Sadri Sadriu.

Polici Festim Ramadani i cili është i akuzuar si autor i vrasjes, dyshohet se ka qëlluar mbi bashkëshortin e tezes së tij për të marrë hak për dy motrat.

Siç raportojnë mediat në Kosovë, Sadri Sadriu akuzohet se ka dhunuar seksualisht me vajzat e familjes Ramadani kur ishin të mitura.

Viktima në atë kohë, konkretisht gjatë kohës së luftës në Kosovë u kishte hapur derën familjes Ramadani për t’i strehuar në shtëpinë e tezes së tyre.

Megjithatë, deri më tani këto pretendime mbeten ende të pakonfirmuara, ndërkohë që prokuroria dhe policia po kryejnë hetime të thelluara për të zbardhur të vërtetën.

Mediat e Kosovës raportojnë se viktima është xhaxhai i bashkëshortit të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.