Sherr mes adoleshentëve në Kukës, një 15-vjeçar i plagosur niset drejt spitalit në Prizren
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Gusht 2024, 22:17
Një 15-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë në qytetin e Kukësit, pas një sherri të ndodhur mes disa adoleshentëve.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në sheshin kryesor të qytetit të Kukësit, ndërsa i plagosuri është transportuar për në spitalin e Kukësit. Pasi ka marre mjekimin, ai është nisur për në Prizren.
Ndërkohë forca të shumta policia shkuan në vendin e ngjarjes, ndërsa po punohet për zbardhjen e rrethanave dhe kapjen e autorit.