U vra nga polici gjatë dasmës, viktima është është xhaxhai i burrit të Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Gusht 2024, 22:50
Të tjera detaje janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Ferizaj të Kosovës, ku një person u vra në një restorant dasmash nga një punonjës policie.
Mediat në Kosova raportojnë se viktima është Sadri Sadriu nga Lugina e Preshevës dhe mësohet se është xhaxhai i Prindon Sadriut, burrit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.