Thaçi e Veseli në qeli/ Trupa në Hagë: Nuk arratisen por duhet garanci për dëshmitarët
Në gjykatën e Hagës është refuzuar kërkesa për hetimin në gjendje të lirë ose në arrest shtëpie të Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.
Kryetari i trupit gjykues i dhomës special për Kosovën, Charles SMith qëndrimin në paraburgim e ka ndarë në dy vendime.
Megjithatë raportohet se nuk janë gjetur informacione që Thaçi e Veseli mund të arratisen nëse dalin nga qelia.
Por duket se gjithçka është mbështetur në frikën se mund të pengojnë procedurat dhe që mund të kryejnë krime ndaj dëshmimtarëve apo dhe kundërshtarëve të UÇK.
Ndaj dhe për të ndaluar këto veprime është parë më e sigurt që ish drejtuesit e UÇK të qëndrojnë në dhomat e paraburgimit.
Megjithatë duke parë se procesi ka zgjatur në një kohë të gjatë dhe se ende nuk ka një parashikim se kur mund të përfundojë trupa i ka kërkuar palëve të vijojnë sa më shpejt të jetë e mundur.
Ish drejtuesit e UCKK u arrestuan në nëntor të vitit 2020, ndërsa prej asaj kohe ka vijuar përballja me dëshmimtarët për akuzën e krimeve të luftës.
Në seancë ata kanë deklaruar se kanë mbrojtur atdheun dhe popullin e kosovës nga terrori i ushtrisë serbe duke mohuar akuzat.
Madje edhe dëshmitë i kanë cilësuar të pavërteta duke i kundërshtuar përmes avokatëve.
