“Protestat vazhdojnë”/ Deputetja: Të bashkohemi kundër padrejtësisë tek ish-Rrethrrotullimi i Thumanës

Banorët e Bashkisë së Krujës do të mbajnë një tjetër protestë sot në orën 19:00, teksa kërkojnë hyrje-dalje për zonat e tyre.

Deputetja e PD-së Andia Ulliri lajmëron të gjithë banorët e Bashkisë së Krujës që t’i bashkohen protestës, e cila mbahet sot në orën 19:00.

Deputetja Ulliri thekson se protesta do të mbahet tek ish-Rrethrrotullimi i Thumanës. Ajo thotë se të gjithë banorët duhet të jenë së bashku, kundër padrejtësisë.

Ftojmë të gjithë banorët e Bashkisë Krujë dhe çdo qytetar të prekur nga kjo problematikë të bashkohemi kundër padrejtësisë!

???? Ish Rreth-Rrotullimi Thumanë

Hyrje-Dalje për banorët e Bashkisë Krujë”, bën thirrje deputetja demokrate Andia Ulliri.