VIDEO/ “Tirana më e ndotura në Europë”, Balliu: Kryebashkiaku është kryehajduti i aferave

Koordinatori Rajonal për Tiranën në Partinë Demokratike, Klevis Balliu, në fjalën e tij në protestën përpara Bashkisë së Tiranës tha se kryeqyteti shqiptar sot është tepër i ndotur.

Balliu tha se Tirana është qyteti i pushtetarëve dhe jo i qytetarëve. Ai shtoi se kryebashkiaku Veliaj është kryehajduti i aferave korruptive.

Klevis Balliu: Tirana sot është qyteti më i ndotur në Europë. Janë paguar miliona euro dhe plehrat janë sërish në rrugët e Tiranës. Këta janë gati të arrestojnë të gjithë Shqipërinë, vetëm Rama e Veliaj mos të preken. Në Shqipëri ka nevojë për drejtësi të vërtetë. Ka taksë për infrastrukturën rrugore, por Astiri dhe zona të tjera janë pa shkollë.

Ku shkojnë këta para? Thuhet se nuk ka shkelje. Drejtësinë mund ta sjellë vetëm populli. Ky nuk është qytet i qytetarëve, por i pushtetarëve. Drejtorët janë në burg me urdhër të Veliajt. Ky është arkitekti i 5D, arkitekti i inceneratorëve, ky është kryehajduti.

Provat dhe faktet për Erion Veliajn dhe Edi Ramën janë një mal i tërë, po këta nuk i prekin!

Taksën e infrastrukturës arsimore! Jemi i vetmi qytet në botë që e kemi, ndërkohë që taksën për shkollën asnjë shqiptar nuk ka pse ta paguajë, sepse e garanton Kushtetuta!

Dhe çfarë bënë me këtë? Po ju jap rastin e Astirit. Atë faturë, atë taksë, ne e paguajmë te uji dhe tek dritat. Shikojeni mirë të nderuar miq. Te uji dhe te dritat keni taksën e infrastrukturës arsimore. E paguajmë në shtëpi, kush ka një lokal, një biznes, e paguajnë dhe pensionistët! I vetmi rast në botë ku taksohen pensionistët! Po ku shkojnë këto para?! Astiri është pa shkollë. 70 mijë banorë e paguajnë atë taksë, po Njësia 7 është pa gjimnaz!

Ku shkojnë këto para?! Në xhepin e Erion Veliajt! I kam kërkuar SPAK-ut, i kam kërkuar Altin Dumanit, se ku shkojnë paratë. Dhe çfarë bën? Për katër ditë paska hetuar Dumani dhe kthen përgjigje: Nuk ka shkelje!!!
Si nuk paska shkelje mor zotëri kur paguhet taksë për të ndërtuar shkolla dhe nuk ndërtohet asnjë kopsht, asnjë shkollë, asnjë çerdhe?!

Prandaj në një kohë të tillë, kur drejtësia nuk funksionon, ka vetëm një subjekt, një institucion që mund të kthejë normalitetin dhe ai është sovrani, populli!

Nëse nuk ka drejtësi, na takon neve si qytetarë, jo vetëm si demokratë, por si qytetarë të majtë dhe të djathtë.
Shikoni se ç’ndodh në Pogradec: e vranë në Pogradec dhe u mor një shtet i tërë për të fshehur vrasjen sepse ai ishte nipi i ish-kryetarit të PS për fshatrat, i Valter Goros! U mor një shtet i tërë për të fshehur një krim, një vrasje! Po a nuk është e njëjta gjë që ka ndodhur me Ardit Gjoklajn?! A nuk u mor një shtet i tër? Çfarë po presim?!”

PROTESTA E OPOZITES TE BASHKIA