''Është luftë për pushtet mes burrave dhe grave'', Përnaska: Kemi një përfaqësim më të lartë të grave në parlament
Ish-deputetja e PD-së, Lajla Përnaska në një intervistë në Ora News u shpreh se tashmë kemi një përfaqësim më të lartë të grave në parlament.
Përnaska: Unë kam qenë një nga bashkëdrejtueset e Lëvizjes së Gruas për fuqizimin politik dhe daton që nga fundi i viteve 90-99, në 2008 ne kemi bërë një betejë shumë të fortë deri sa më në fund në 2008 kur unë isha vetë pjesë e parlamentit ne miratuam kuotën 30% por duke kaluar shumë barriera shumë vështirësi sepse në fund të fundit është një luftë për pushtet midis burrave dhe grave.
Burrat nuk duan tu japin hapësira grave dhe të lëshojnë ca karrige të tyre për të ardh ca gra më shumë.
Në këtë kontekst futja e kuotës ndihmoi si mekanizëm që u zbatua në të gjithë raundet zgjedhore në vazhdim dhe ne kemi tashmë katër raunde zgjedhore ku është aplikuar kuota dhe ka sjellur një përfaqësim shumë më të lartë të grave në parlament.
Janë rreth 35 % gra sot në Parlamentin shqiptar, por që kjo rritje sasiore ka ardhur koha që të matet me rezultate konkrete dhe sa cilësore janë këto prurje të grave në parlament.
Është tejkaluar kuota 30%.
