VIDEO/ Protesta, Blushi: DumDumani ose të arrestojë Erion Veliajn, ose të hyjë vetë në burg
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi deklaroi në protestën e radhës përpara Bashkisë së Tiranës se ata nuk do i ndalin protestat deri në arrestimin e Erion Veliajt.
Fjala e Sekretarit të Përgjithshëmtë Partisë së Lirisë, Tedi Blushi në protestën e opozitës, përpara bashkisë së Tiranës
Përshëndetje të dashur qëndrestarë që vini sërish sot në këtë betejë pa kthim, sepse kemi bërë një betim përpara të gjithë qytetarëve të Tiranës, që ne nuk tërhiqemi nga protesta, nuk tërhiqemi nga e drejta jonë, për të vendosur një herë e përgjithmonë drejtësinë, në këtë institucion, që është kthyer në simbolin e korrupsionit, dhe të krimit të organizuar.
Çdo ditë që Erion Veliaj zgjat agoninë e tij, më shumë I rëndohet pozita. Sepse, më shumë ka për të paguar, sepse çdo ditë që ai qëndron në këtë zyrë, çdo ditë vazhdon dhe vjedh.
Një mesazh kam sot për kreun e SPAK. Altin Dum-Dumani. Ose arresto Erion Velinë, ose vendosi vetë prangat vetes, dhe hyr në vend të këtij hajduti në burg.
Sepse, po dëshmon që je dhe ti partner në krim, me këtë mostër, që çdo ditë vazhdon dhe vjedh, që çdo ditë vazhdon dhe abuzon me taksat e qytetarëve të Tiranës.
80 mijë euro në ditë, paguhen për pastrimin e Tiranës. Tirana është përmbytur nga plerat, ndërkohë kryetari i bashkisë në vend të jetë në krye të punëve, bën xhiro në Europë me paratë tuaja.
Me paratë e të gjithë qytetarëve të ndershëm të Tiranës, të cilëve u është shembur padrejtësisht shtëpia, dhe që paguajnë taksat rregullisht, por që në vend që të përkthehen në shërbime, në ujë të pijshëm, në rrugë të asfaltuara, përfundojnë ne xhepat e Erion Velisë.
Nuk ke për të gëzuar asnjë qindarkë, sepse ne nuk do të tërhiqemi, sepse kjo është një betejë pa kthim, dhe kjo betejë do të përfundojë, ditën kur ti për zvergu të merresh nga kjo zyrë, për tu dërguar tek qelia ku e ke vendin.
Ti je Erion Qelia, dhe fundi yt është i vendosur.
PROTESTA SOT TE BASHKIA E TIRANES

