Rama publikon pamjet nga parku fotovoltaik i Fierit: Do garantojmë sovranitetin energjetik të vendit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Gusht 2024, 09:12
Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga parku fotovoltaik i Fierit. Ai e konsideron investim në buqetën e re të energjisë së gjelbërt, që do t’i shtohen dita-ditës fuqisë sonë prodhuese.
Kreu i qeverisë deklaron se do të garantojë sovranitetin energjetik të vendit dhe do të përmbushë objektivin strategjik që Shqipëria të jetë eksportuese neto e energjisë.
“MIRËMËNGJES ???? dhe me një tjetër investim ndër një seri të tillësh në buqetën e re të energjisë së gjelbërt, që do t’i shtohen dita-ditës fuqisë sonë prodhuese, për të garantuar sovranitetin energjitik të vendit dhe përmbushur objektivin strategjik të #Shqipërisë2030???????? eksportuese neto e energjisë, ju uroj një ditë të bukur????”, shkruan Rama.

