“ERNESTO” GODET TOKËN/ Uragani shkakton përmbytje masive në Porto Riko

Një tjetër uragan pritet të godasë tokën të premten, ndërsa efektet e tij kanë filluar të ndihen prej së martës. Përmbytje masive në ishullin e Porto Rikos dhe gjysma e vendit pa energji elektrike

Ishulli i Porto Rikos është përfshirë nga shira të rrëmbyeshëm dhe erëra të forta gjatë kësaj jave, që kanë shkaktuar përmbytje masive.

Më shumë se gjysma e banesave dhe bizneseve kanë mbetur pa energji elektrike teksa vendi po përgatitet për uraganin “Ernesto” që pritet të godasë të premten.

Gjurmët e tij kanë filluar të ndihen prej së martës kur moti filloi të ashpërsohej, megjithatë është forcuar në një uragan të kategorisë së parë me erëra deri në 140 km në orë.

Nisi fillimisht në det të hapur, në jug-jugperëndim të Bermudës dhe nisi zhvendosjen drejt ishullit të Karaibeve.

Meteorologët kanë paralajmëruar për uragan me fuqi shkatërruese në 24 orët e ardhshme.

Rrugë të përmbytura, parqe dhe infrastrukturë e shkatërruar, makina të përmbysura janë pamjet që mbizotërojnë në ishull

Më shumë se 140 fluturime për dhe nga Porto Riko janë anuluar, janë mbyllur shkollat dhe institucionet deri në një moment të dytë.

“Ernesto” është stuhia e pestë e Atlantikut e emërtuatr që ndodh këtë sezon.

Paraardhësi I saj është uragani Beryl, që përfshiu Karaibet dhe Bregun e Gjirit të Teksasit muajin e kaluar, duke vrarë dhjetëra njerëz dhe duke lënë miliona pa energji elektrike.