VIDEO/ Unaza e humbur e martesës gjendet në fermën e familjes pas 61-vjetësh

Një unazë martese e humbur në pronën e një çifti në Kentaki të ShBA-së u gjet pas më shumë se 60 vjetësh.

Barbara Gregory tha se burri i saj, Glenn, humbi unazën e martesës vetëm dy muaj pas martesës së tyre më 1963 pranë pemës që ata mbollën pasi u kthyen nga muaji i mjaltit, por pavarësisht një kërkimi të gjatë, nuk kanë mundur ta gjenin.

Glenn Gregory vdiq në dhjetor dhe u varros në fermën e kontesë Henry.

Barbara Gregory punësoi një kompani për të vendosur shënuesin e varrit të Glennit dhe teksa punëtori punonte pranë pemës, ai vuri re diçka që shkëlqente në diell.

Gruaja e Searcy postoi në Facebook videon e këtij zbulimi.

“Shanset janë një në një milion. Është si të gjesh një gjilpërë në kashtë. Zoti punon në mënyra misterioze”, tha Searcy për WLKY-TV.