LËVIZIN SI FANTAZMA/ Melburni heq dorë nga skuterat elektrikë, shkaktarë të aksidenteve në rrugët e qytetit

Kur bëhet fjalë për trafikun, skuterat elektrikë janë ndër mënyrat më përçarëse të transportit në botë për momentin.

Mirëpo kohët e fundit përdorimi në masë pasohet me shqetësimet në rritje për sigurinë rrugore.

Qyteti australian Melburn ka vendosur shkëputjen e kontratës me dy kompanitë që mundësonin dhënien me qira të skuterave elektrikë.

LËVIZIN SI FANTAZMA/ Melburni heq dorë nga skuterat elektrikë,

Vendimi erdhi si përgjigje për ankesat në rritje nga banorët dhe shtimin e aksidenteve rrugore.

Këshilli që votoi 6 me 4, i ka dhënë 30 ditë kohë kompanive Lime dhe Neuron për të tërhequr automjetet me dy rrota.

Melburni e kishte lidhur kontratën si provë në vitin 2022, duke i konsideruar një mënyrë efikase, miqësore me mjedisin dhe me kosto të ulët.

Sipas të dhënave zyrtare të qytetit, 2 vitet e fundit janë bërë mesatarisht 7 mijë e 800 udhëtime ditore me mikro-automjete, duke përfshirë 6 mijë e 800 me skutera elektrike.

Ndërkohë, prova ka ndihmuar në frenimin e emetimeve të karbonit me më shumë se 400 tonë gjatë kësaj kohe.

Por popullariteti i kësaj forme relativisht të re të transportit ka ardhur gjithashtu me rritjen e aksidenteve dhe lëndimeve.

LËVIZIN SI FANTAZMA/ Melburni heq dorë nga skuterat elektrikë,

Raporti i spitalit i lëshuar në dhjetor 2023 përmendte 256 plagosje nga këto mjete, duke përfshirë një vdekje.

Ekspertët shëndetësorë kërkuan që autoritetet të përmirësonin masat e sigurisë për përdoruesit.

Shpesh të disponueshëm me qira pa licencë, skuterat elektrikë mund të udhëtojnë deri në një shpejtësi maksimale prej 25 km në orë.