VIDEO/ Ushtarët ukrainas mposhtën frikën dhe nisin të tallen me gjeneralët e Putinit: Na duhen dy tanke në Kursk
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Gusht 2024, 09:16
Ushtarët ukrainas, në një video të bërë virale në rrjetet sociale janë tallur me gjeneralët e Vladimir Putinit, pasi kanë pushtuar një postë komande në rajonin e Kurskut.
Në videon, e cila u shpërnda nga blogeri për UarTranslated Dmitri Masinski, ushtarët dëgjohen duke thënë me shaka “Na duhen dy tanke në Kursk”.
Një e qeshur shpërthen mes ushtarëve, ndërsa njëri thotë “Merr një stilolaps dhe shkruaj koordinatat”. Një ushtar dëgjohet duke thirrur edhe emrin e gjeneralit të ushtrisë ruse, Valery Gerasimov dhe thotë “Ku është municioni?”.
Ukraina prej 10 ditësh ka nisur një inkursion brenda Rusisë, duke shkaktuar dëme të mëdha infrastrukturore e ushtarake.
With subtitles. https://t.co/LXsWDXCk28 pic.twitter.com/CF7QYbZwC1
— WarTranslated (Dmitri) (@wartranslated) August 14, 2024

