TESTI I MJEKËSISË, DITA E DYTË/ Maturantët dhe prindërit kryqëzojnë gishtat
Nga Sonila Musai Përditësimi i fundit 15 Gusht 2024, 15:03
Të ardhura nga Berati po presin me padurim dhe shpresë që motra e tyre e madhe të përfundojë testin, i cili do të vendosë përfundimisht nëse do të ndjekë studimet e Mjekësisë.
Prindërit e të afërmit nuk u shpëtojnë dot emocioneve.
Thonë se zgjedhja ishte e fëmijëve dhe shpresojnë në fitore.
Nga Fushë-Kruja tregon se ëndrra e tij është ta shohë vajzën me bluzën e bardhë të mjekut.
Kjo është dita e dytë e testimit të 2043 maturantëve që kanë aplikuar për të ndjekur studimet e Mjekësisë.
Por pavarësisht kërkesës së lartë, kuotat janë vetëm 400, ndërsa provimet do të zhvillohen deri më 23 gusht dhe përgjigjet e testit merren menjëherë pas përfundimit të tij.

