Testi i Mjekësisë/ 2043 maturantë për 400 vende, përgjigjet i marrin në kohë reale
Nga Sonila Musai Përditësimi i fundit 14 Gusht 2024, 15:12
2043 maturantë kanë aplikuar për t’u bërë mjekë, por nga këto vetëm 400 do të arrijnë të veshin bluzën e bardhë.
Këtë të mërkurë një pjesë e tyre ju nënshtruan testit për degën e Mjekësisë së Përgjithshme.
Para provimit thanë që janë me emocione.
Në orën 8:30 ata u testuan për 60 minuta me pyetjet me alternative.
Studentët fitues duken qartë...
Ato që humbën thonë që do të ndjekin tjetër degë.
Maturantët aplikues për Mjekësi do të testohen deri më datë 23 gusht ndërsa përgjigjet i marrin në kohë reale pas përfundimit të testit.

