MJEKËSINË E DUAN TË GJITHË! Nis sot testimi, 2 mijë maturantë garojnë për 500 vendet e studimit deri në 23 gusht
Universiteti i Mjekësisë në Tiranë është ndër më të kërkuarit nga maturantët, ofron gjithsej 12 programe studimi, me një total prej mbi 1500 kuotash.
Për këtë ka nisur sot testimi i informatizuar për mbi afro 2000 maturantë që kanë aplikuar për të studiuar në degën Mjekësi e Përgjithshme, duke u paraqitur sipas kalendarit të përcaktuar deri në datën 23 gusht.
Gazetarja Sonila Musai raporton për “Ora News” se sy testim nxjerr në pah rezultatet dhe notat reale të maturantëve, duke zgjedhur kështu maturantët më të mirë.
Për vitin akademik 2024-2025 janë afro 500 kuota pranimi për studentët që ulen për herë të parë në auditore të mjekësisë.
PROTESTA DHE MËSIM
Një vit më para studentët e Mjekësisë e nisën më protesta për shkak se më parë se të uleshin në auditoret e mjekësisë duhej të nënshkruanin kontratë se pas përfundimit të studimeve do të ofronin shërbim shëndetësor për 5 vetë vite në vendin e tyre e më pas do të diplomoheshin.
Universiteti i Mjekësisë do të aplikojë kriteret e mëparshme të shkollimit. Gjykata Kushtetuese mori vendim që të ndryshonin nenet e ligjit, duke ulur vitet e detyrimet, por qeveria nuk dërgoi në Kuvend ndryshimet në ligj, siç ishte e detyruar të bënte brenda periudhës 3 mujore nga zbardhja e vendimit dhe Kuvendi e mbylli sesionin pa miratuar ligjin e për studentët e Mjekësisë.
JA CFARE THONE MATURANTET


