GJKKO lë në burg dy ish-anëtarët e bandës së Durrësit, Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçe do të përballen me akuzat e SPAK
Një ditë pasi u deportuan nga Dubai, dy ish-antarët e bandës së Durrësit, Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçe kanë dalë sot para togave të zeza ku janë njohur me masën e sigurisë.
Në përfundim të shqyrtimit të materialeve, Gjykata e Posacme vendosi t'i lërë në burg Dervishajn dhe Mecen të cilët do të përballen tashmë me akuzat e SPAK-ut.
Kush janë Julian Meçe dhe Plarent Dervishaj?
Më 8 Shkurt 2024 do të arrestohej në Dubai një prej ish-drejtuesve të Bandës së Durrësit, Julian Meçe, miku i Lulzim Berishës. Ai ishte shpallur në kërkim lidhur me atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoj.
Julian Meçe ka qenë numri 2 i bandës së Durrësit. Adriatik Coli një nga anëtarët e penduar të bandës, kur u arrestua tregoi në polici rolin dhe ndikimin e tij.
Më 20 qershor të 2019 Julian Meçes dhe Dervishajt iu bë një atentat në autostradën Tiranë-Durrës, ku si pasojë mbetën të plagosur të dy.
Plarent Dervishaj, 47 vjeç, është kunati i Lul Berishës, ndërsa 36-vjeçari Meçaj është anëtari i bandës së tij, bandës së Durrësit.
Ngjarja ndodhi në zonën e ish-kënetës, pranë mbikalimit të Shkozetit, në Durrës, ku dy të plagosurit ishin duke hipur në makinën e Dervishajt. Meçaj mori tre plumba në trup, ndërsa Plarent Dervishaj mori një plumb në këmbë.
Brenda makinës tip Rande Rover ishte edhe Bashkim Haxhija, mik i tyre, i vetmi i arrestuar për këtë ngjarje pasi akuzohet se qëlloi me armë në drejtim të autorëve.


