Morata prezantohet në “San Siro”: Nuk mund t'ju premtoj tituj, por...
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Gusht 2024, 17:48
Alvaro Morata, sulmuesi i Milanit, u prezantua dje edhe para një “San Siro”-je me mbi 50 mijë tifozë në tribune.
Gjithçka para miqësores në kuadër të trofeut “Silvio Berluskoni, kur numri 7 kuqezi i ka kthyer mirëpritjen e ngrohtë nga turma milaniste me fjalët e mëposhtme të folura në qendër të fushës të cilat u shoqëruar me brohorima:
“Faleminderit të gjithëve që erdhët ta na shikoni edhe pse është shumë vapë.
Nuk mund t’ju premtojmë tituj, por ju siguroj se unë dhe shokët e mi do të japim gjithçka për këtë fanellë.
Shpresoj të gjejmë veten këtu në fund të sezonit me mesin e fushës duke festuar arritjen e ndonjë trofeu.
Faleminderit të gjithëve për mbështetjen dhe le të luftojmë së bashku. Forca Milan”, tha Morata.
