Champions League/ Zhegrova i bën ''gjëmën'' Mourinhos, Lille eliminon Fenerbahçen
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Gusht 2024, 22:28
Lille i Edon Zhegrovës e ka siguruar kalimin në Play off të Ligës së Kampionëve.
Skuadra franceze barazoi në ndeshjen e kthimit 1-1 me Fenerbahcen në Stamboll dhe u kualifikua në sajë të fitores 2-1 nga ndeshja e parë.
Edon Zhegrova mund të konsiderohet vendimtar në këtë sukses, pasi që shënoi golin e fitores para 1 jave.
Në ndeshjen e sotme, sulmuesi kosovar luajti rreth 50 minuta.
