Finalja e Superkupës së Evropës/ Reali përballet sot me Atalantën, madrilenët me dy mungesa
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Gusht 2024, 15:27
Sonte fituesi i Ligës së Kampionëve, Real Madrid dhe fituesi i Ligës së Evropës, Atalanta do të luajnë për trofeun e Superkupës së Evropës në Varshavë.
Dy skuadrat do të zbresin në fushë me ndeshjen që do të nisë nga ora 21:00 në stadiumin PGE Narodowy ku pritet të jetë i stërmbushur.
Për këtë ndeshje trajneri Carlo Ancelotti nuk mund të llogarit në mesfushorin francez Eduardo Camavinga i cili u lëndua në stërvitjen e fundit.
Përveç francezit te Los Blancos mungon edhe David Alaba prej kohësh shkaku i lëndimit, derisa pjesa tjetër e skuadrës është në dispozicion të Acelottit.