Camavinga viktimë e një dëmtimi në stërvitje, humbet Superkupën e Europës…
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Gusht 2024, 13:04
Në seancën stërvitore të zhvilluar dje nga Real Madridi në fushën e stadiumit kombëtar në Varshavë, Eduardo Camavinga lëshoi një britmë dhimbjeje.
Pas një përplasjeje me Aurélien Tchouaméni, francezi mori gjurin e majtë në duar përpara se të largohej nga partnerët e tij.
Nga Polonia raportohet se ai nuk do të marrë pjesë në Superkupën e Evropës këtë të mërkurë, por jehona e parë që erdhi nga klubi madrilen mbrëmjen e djeshme tregoi shqetësim të matur.
Para se të kryheshin ekzaminime të mëtejshme në Madrid, dyshohej për një ndrydhje. Ligamentet nuk duhet të jenë prekur.
