Dashevci: Ura e Ibrit nuk ka qenë e mbyllur, qarkullimi i qytetarëve vazhdon pa probleme

Eksperti i sigurisë, Arben Dashevci në një intervistë në Ora News u shpreh se qarkullimi i qytetarëve në urën mbi lumin Ibër vazhdon pa probleme dhe se ura nuk ka qenë e mbyllur.

Dashevci: Qarkullimi mes qytetarëve të Republikës së Kosovës matanë lumit Ibër dhe këndej lumit Ibër tash 10 muaj e 18 ditë është duke vazhduar pa asnjë problem të vetëm.

Pra ura nuk ka qenë kurrë e mbyllur dhe në aspektin e sigurisë 200 metra më poshtë në anën Lindore ka qarkullim të automjeteve dhe nuk të pyet askush për asgjë.

Kurse në anën Perëndimore i ke 5 ura të tjera deri në fshatin Qabër kur kalojnë automjetet në qarkullim dhe nuk të pyet askush asgjë.

Mirëpo kjo urë e ka atë simbolikën e vet, kjo urë e ka atë simbolin e ndarjes.